Lajmet e fundit

Bacary Sagna, lojtari i Manchester City-t, ka thënë se humbja e së hënës në Premier Ligë nga Arsenali, është vështirë të pranohet.
City u mund nga dy golat e para të Theo Walcott dhe Olivier Giroud, e më vonë Yaya Toure dha gol për City duke e bërë rezultatin 2-1.
Kjo humbje e qon City-n katër pikë pikë pas vendit të dytë ku qëndron Arsenali në tabelë.
Sagna u ndje keq për humbjen kundër ish-klubit të tij, por ai e di se ka ende shumë punë për të bërë.
“Është e vështirë për tu pranuar humbja. Mendoj se lojën e filluam mirë, e kishim topin në posedim mirëpo ata ishin më të mirë dhe në mundësinë e parë shënuan”, u ka thënë francezi gazetarëve.