Bayern Munchen u tregua i pamëshirë edhe ndaj Barcelonës sonte në Champions League.
Bavarezët arritën të fitojnë me rezultat 3:0 në "Fusball Arena".
E pas kësaj fitoreje, gjermanët nuk e kanë regjistruar asnjë humbje në grupin E.
Udhëheqësi i tifogrupit të Bayernit në Kosovë, Petrit Sadriu, tha në emisionin Champions Show në Klan Kosova se ekipi që ai simpatizon është një makineri golash.
"Janë 22 gola të shënuar nga Bayerni. 19 kanë qenë para kësaj ndeshje. 3.8 për ndeshje domethënë është një makinë e golave, posaçërisht edhe me Lewandowskin, i cili për fat të keq sonte nuk shënoi por asistoi".
Bayern Munchen përfundoi i pari në grupin E me të gjitha ndeshjet e fituara, me 22 gola të shënuara dhe vetëm tre gola të pësuar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.