Lajmet e fundit

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka vendosur të largohet nga Liverpool këtë verë, pas shumë viteve me suksese në klub.
Sipas gazetarit të besueshëm, Fabrizio Romano, Mane ndihet tani gati për një eksperiencë të re, në një klub të ri, dhe se kjo do të konfirmohet së shpejti në bordin e Liverpoolit.
Raporti thotë se Mane nuk dëshironte që negociatat të acanconin në ditët e fundit para finales së Ligës së Kampionëve, të cilën Liverpooli e humbi ndaj Real Madridit.
Skuadra e Bayern Munich është në kërkim të arritjes së një marrëveshje me Manen, por gara është ende e hapur
Sadio Mane ka shënuar 120 gola në 6 sezone, duke fituar Premier Leaguen, Champions Leaguen, Kupën e Botës për Klube, Superkupën, Carabao Cup dhe FA Cup. /Klankosova.tv/