Lajmet e fundit

Goli me Kombëtaren Kuqezi në sfidën ndaj Armenisë, që i dha kualifikimin Shqipërisë në Euro 2016, duket se i ka sjellë fat Armando Sadikut, që gjeti rrugën e rrjetës edhe me Cyrihun në kuadër të javës së 10 të Superligës së Zvicrës. Sulmuesi 24-vjeçar realizoi golin e parë të përballjen me Thunin në transfertë, por që në fakt vlejti vetëm për statistikë, pasi skuadra vendase përmbysi gjithçka madje duke fituar me shifrat e thella 5-1. Po luhej minuta e 17 kur Sadiku ndoqi një aksion të Cyrihut dhe fare pranë zonës së portierit realizoi një gol të thjeshtë falë pasimit të saktë të Bua.
Avantazhi i Cyrihut zgjati vetëm 8 minuta pasi Thuni barazoi shifrat në të 25-ën me Buess, i cili në pjesën e parë realizoi edhe dy gola të tjerë. Në fraksionin e dytë skuadra e Sadikut u ndëshkua edhe dy herë të tjera në minutat 69 dhe 89. Në këtë takim Burim Kukeli u aktivizua si zëvendësues në minutën e 68, pa mundur të shmang humbjen katastrofike të Cyrihut./S.S