Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka zhvilluar disa intervista me lojtarët e Shqipërisë pas ndeshjes e cila u krye baras ndaj Serbisë.
Sadiku u shpreh se ndonëse në kamerë po duket se kushtet janë krejt normale, atij i është kërkuar nga pesë njësi speciale të Serbisë që të largohej nga stadiumi.
“Në afërsi timen rreth 2 metra larg kam 5 njësi speciale të Serbisë, të cilët kërkuan që unë të mos jem këtu, të mos jem prezent dhe të largohem”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Por, ai u shpreh se një gjë e tillë nuk u bë e mundur pas insistimin nga UEFA që ai të jetë prezent dhe të vazhdojë me intervistat.
“Me insistimin e UEFA-s u bë e mundur që unë të jem këtu dhe të vazhdojmë me intervistat”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=bq5QYmL0V2M
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.