Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka kujtuar ditën historike të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, e më pas edhe në FIFA.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Sadiku tha se para kësaj date, futbolli në Kosovë ishte thjeshtë sakrificë, transmeton Klankosova.tv.
“Ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm në çdo sferë të zhvillimit, qoftë nga talenti, infrastruktura, kushtet për punë, pagat e futbollistëve, të ardhurat e klubeve në Kosovë, të ardhurat e Federatës, janë shumëfishuar”, tha Sadiku në Klan Kosova.
“Para se të pranoheshim në UEFA dhe FIFA, futbolli ka qenë thjesht sakrificë, dhe njerëzit e kanë parë, kanë harxhuar paratë e tyre për t’iu mundësuar futbollistëve që të merren me aktivitete sportive”, shtoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=OP1Ro4Z7ppQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.