Opinionisti Ermal Sadiku, ka deklaruar sonte se fitorja e kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, do të shtynte përpara kauzën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Siç tha ai në Edicionin Special dedikuar Zgjedhjeve Presidenciale në Amerikë, me këtë mund të ndodhë lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton klankosova.tv.
''Mundet me ndodhë edhe lirimi i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë potez që është e rëndësishme për gjithë shqiptarinë në përgjithësi''.
''Këtë nuk e kam thënë unë, po e kanë thënë edhe zyrtarë edhe shumë më të mëdhenj. Është e rëndësishme për shqiptarinë kjo dhe për kauzën tonë dhe për çështjen e bashkimit kombëtar''.
https://www.youtube.com/watch?v=YSdbj_I048k
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.