Kosova ka pësuar humbje të thellë 4:0 ndaj Zvicrës mbrëmë në Basel, në një ndeshje ku pritej më shumë nga "Dardanët".
Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili ishte i pranishëm në stadium, ka folur sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova për atmosferën dhe rezultatin zhgënjyes.
“Si para dy viteve, edhe dje pamë të njëjtën skenë, flamuj kuq e zi dhe flamuj të Kosovës që dominonin tribunat, madje edhe më shumë se në ndeshjet e zhvilluara në Kosovë. Diaspora ishte e flaktë, me flamuj e me shalla, por më vjen keq për ta sepse pritëm një tjetër Kosovë. Pritëm një Kosovë që do të fitonte ndaj Zvicrës, pasi ata vinin nga një moment jo i mirë. Por fatkeqësisht na lanë shumë poshtë", tha Sadiku.
Ai shtoi se kjo ndeshje duhet harruar sa më shpejt, pasi përballja e radhës e Kosovës është edhe më e vështirë, kundër Suedisë.
https://youtu.be/peI_p6-H-mg
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.