Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se në karantinën te Qendra e Studentëve në Prishtinë dje janë vendosur 51 persona, ndërkaq që sot do të vendosen edhe 96 të tjera.
“Jemi duke punuar që t’i sigurojmë të gjitha pajisjet e nevojshme për ata që ndodhen në karantinë. Kemi arritur të sigurojmë pako higjienike dhe tre racione ushqimore. Po bëjmë veprimet e koordinuara me grupin e vullnetarëve dhe pjesën logjistike”, ka thënë Sadiku para medieve, transmeton Klan Kosova.
“Qytetarët anë ardh me aeroplan deri në aeroport dhe nga aeroporti me veturat e FSK-së i kemi sjell këtu. Po veprojmë në kushte emergjente dhe kjo duhet kuptuar”.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë të vendosur aty, në këtë situatë me të cilën po përballet bota”.
https://www.youtube.com/watch?v=99w2pCGEXos&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.