Klan Kosova dhe Artmotion do të sjellin nga afër Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Drejtori i futbollit në Armotion, Arlind Sadiku në një lidhje direkte theksoi se kombëtarja shqiptare po merr përkrahje të madhe.
“Një eksperiencë unike dhe e jashtëzakonshme e disa shqiptarëve që kishin ardhur nga Australia, i takova para disa minutave”.
“Në ndeshjen ndaj Italisë 62 mijë tifozë do të jenë të pranishëm, 50 mijë prej tyre shqiptarë, stadiumi do të jetë kuq e zi”, u shpreh Sadiku.
“Sa i përket Kampionatit Evropian gjatë gjithë muajit do të jemi në Gjermani për të raportuar për të gjithë shikuesit e Klan Kosovës dhe Artmotion”.
https://www.youtube.com/watch?v=xpQ5H6EUXGI
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.