Lajmet e fundit
Numri një i botës, Cristiano Ronaldo nuk ka qenë në nivel të pritshmërive muajve të fundit, si në golshënim ashtu edhe në performancë të përgjithshme.

Ish trajneri i Milan, që shërbeu edhe si drejtor sportiv i Real Madridit në periudhën dhjetor 2004, dhjetor 2005, Arrigo Sacchi, në komenetet i tij pas ndeshjes Real Madrid - Juventus foli edhe për Cristiano Ronaldon, për të cilin tha se është jashtë formës së zakonshme.
"Ka tre muaj që Ronaldo është jashtë forme. Ai shënon sepse është luftëtar, por nuk është në formë".
Cristiano Ronaldo, shënoi kudnër Juventus, por kjo nuk i mjaftoi mbretërve që të arrijnë në finale të Champions League, ndërsa në përgjithësi portugezi ka qenë jashtë pritshmërive si në shënim të golave si në lojë në përgjithësi.