“Dyshimi i vetëm që kam është se Juventusi ka një lidership të fortë në kohët e fundit. Pagat kanë qenë të ndryshme, por rregullat kanë qenë të njëjta për të gjithë dhe kjo duhet të ndodh edhe me Ronaldon”
Trajneri legjendar italian Arrigo Sacchi ka thënë se transferimi i Cristiano Ronaldo tek Juventus mund të prodhojë rezultate të kaheve krejt të ndryshme.
Sacchi e pati kritikuar Ronaldon për formën e tij me Real Madridin gjatë përfundimit të stinorit 2014-15, ndërsa tani ka folur përsëri për numrin 7 pas transferimit të tij në Juventus.
Ai ka nënvizuar se rezultatet do të jenë të varura nga mënyra si Ronaldo bëhet pjesë e skuadrës, që në vitet e fundit vazhdimisht ka treguar lidership të fortë.
“Në kohët e fundit nuk jemi mësuar që ti shohim lojtarët më të mirë në Itali, dhe Ronaldo është më i miri, ndoshta në mesin e dy më të mirëve”, tha ai për Canale 5.
“Për këtë e uroj Juventusin. Kjo marrëveshje nuk do t’i sjellë të mira vetëm Juventusit por edhe futbollit italian në përgjithësi”.
“Portugezi përveç që është një lojtar i madh, është një profesionist i madh. Juventusi janë një klub i madh të cilët dinë se si ta menaxhojnë buxhetin e tyre, dhe nuk kam asnjë dyshim se kjo marrëveshje është kryer mirë”.
“Dyshimi i vetëm që kam është se Juventusi ka një lidership të fortë në kohët e fundit. Pagat kanë qenë të ndryshme, por rregullat kanë qenë të njëjta për të gjithë dhe kjo duhet të ndodh edhe me Ronaldon”.
“Nëse jo, problemet mund të lindin në dhomën e zhveshjeve, e cila është menaxhuar me mjeshtri nga klubi, kontribut në të ka dhënë edhe Allegri po ashtu me një punë të shkëlqyer”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.