Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me televizionin Klan Kosova, kompaninë Gjirafa dhe grupin e tifozëve Plisat, janë përkujdesur që në këtë kohë pandemie, t’i argëtojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.
Sonte (e shtunë 25 prill, 2020) duke filluar nga ora 20:30 në
Klan Kosova, do të mund ta ndiqni performancën e drejtpërdrejt të kantautorit të mirënjohur prishtinas,
Sabri Fejzullahut.
Tashmë kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë para se të nis paraqitja e Fejzullahut me zërin e tij të ëmbël, ai ka bërë një mesazh emocionues.
"Prishtinë, qyteti im ku dita fillon nga dashuria e ku qyteti rritet në bukuri. Për mua është emocion i jashtëzakonshëm të të këndoj ty, prishtinasve të mi dhe të gjithë shqiptarëve anembanë botës”.
“Faleminderit Komuna e Prishtinës dhe Kryetarit të saj të dashur, Shpend Ahmeti.”
Kjo ngjarje muzikore do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin
Klan Kosova duke filluar në ora
20:30.
https://klankosova.tv/sabri-fejzullahu-sonte-i-kendon-prishtines/
klankosova.tv