Në hapësirat e Klan Kosovës, legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, do ta festojë 50 vjetorin e karrierës së tij të pasur bashkë me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Kjo kremtë do të organizohet pikërisht më 16 shkurt të vitit të ardhshëm.
Për këtë organizim ikona e muzikës shqiptare, takoi edhe drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiu dhe kompozitorin e njohur Florent Boshnjaku.
“Një takim ku nis kujtesa dhe ndjenja e muzikës me dy miqtë e mi, Batonin dhe Florentin, ku nisi sot ajo që do të ndodh më 16 shkurt. 25 këngë, njëzet miq dhe një popull do jemi bashkë për të kujtuar 50 vjet kulturë kosovare”, ka thënë ai.
Klan Kosova pati realizuar edhe një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e këngëtarit të famshëm shqiptar, Sabri Fejzullahu të cilin mund ta shihni në linkun e mëposhtëm .
https://www.youtube.com/watch?v=ioarGBdv63A
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.