Nëse keni harruar se kur është hera e fundit që e keni ndërruar briskun që depiloheni, atëherë duhet urgjentisht ta ndërroni pasi mund të jeni duke e dëmtuar lëkurën dhe shëndetin tuaj.
Sigurisht që miti se brisku duhet ndërruar pas 4 apo 5 përdorimeve, është jo thjesht një mit vetëm, por edhe një kosto për xhepin tuaj dhe mjedisin, transmeton Klan Kosova.
Sipas ekspertëve të shëndetit, nuk ekziston një numër i caktuar përdorimesh të brisket të rrojës, mund ta ndërroni atë nëse shihni ndonjë shenjë si ndryshkje, kalcifikim apo çarje dhe tërheqje të lëkurës gjatë përdorimit.
Duhet t’i kushtoni gjithashtu rëndësi vendit ku e vendosni atë dhe sa pastër e mbani, nëse në fundin e brisket mblidhen shumë qime, atëherë brisku e humbet funksionin duke shkaktuar edhe dëme në lëkurën tuaj.
Pas përdorimit të briskut, shpëlajeni atë me ujë të nxehtë, pastrojeni më një pecetë të thatë dhe vendoseni në një sirtar gjithashtu të thatë që nuk ka brenda gjëra të përdorimit të përditshëm. Përdorimi i kremit të rrojës, apo edhe të një sapuni të thjeshtë, është një ndihmë e madhe për të reduktuar prerjet e mundshme.
Nëse brisku fillon të tërheqë lëkurën atëherë i ka ditët e numëruara, apo nëse këmbët tuaja nuk i lë aq të buta sa në fillim. E gjitha kjo do të thotë të kujdesesh për shëndetin e lëkurës në veçanti, dhe shëndetin tuaj në përgjithësi.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.