Lajmet e fundit

Nga rreth 240 pengje të marra në Gaza gjatë sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, rreth 120 prej tyre besohet se janë ende në robëri.
Gjatë një armëpushimi gjashtëditor në fund të nëntorit, 105 pengje u liruan në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Familjet e pengjeve të mbetura po i kërkojnë qeverisë izraelite të arrijë një armëpushim të ri në mënyrë që të paktën disa nga robërit të mund të lirohen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Negociatat po rifillojnë sot në Kajro pasi bisedimet fillestare të mërkurën nuk dhanë fryt. Udhëheqësi i Hamasit thuhet se u tha ndërmjetësuesve egjiptianë se asnjë peng izraelit nuk do të lirohet derisa të ketë një armëpushim të përhershëm.
Izraeli ka refuzuar në mënyrë të përsëritur një armëpushim të përhershëm, duke këmbëngulur se nuk do ta ndalojë luftën derisa Hamasi të shpërbëhet.