Lajmet e fundit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kërkon vazhdimin e lirimit të pengjeve izraelite, pasi Hamasi njoftoi për një shtyrje të dorëzimit.
Në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit ishte e paraparë që Hamasi të lirojë gjithsej 33 pengje.
Por, akoma janë edhe 17 pengje të tjera izraelite që do të lirohen në fazën e parë, megjithëse Izraeli thotë se tetë prej tyre janë të vdekur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar, 16 pengje izraelite janë liruar dhe Hamasi ka dorëzuar gjithashtu pesë pengje tajlandeze.
Të martën, ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e 85-vjeçarit, Shlomo Mansour i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij më 7 tetor 2023.
Tre pengje të gjallë do të liroheshin të shtunën, por Hamasi tha se po pezullonte lirimin, derisa negociatat për fazën e dytë të armëpushimit filluan javën e kaluar.