Lajmet e fundit

Vërshimet në territorin e Kosovës, ishte tema kryesore e cila u diskutua në emisionin e mëngjesit "Ora 7".
Hidrologu Bashkim Kastrati, dha detaje rreth sasisë së reshjeve që tanë në vendin tonë.
Kastrati në Klan Kosova tha se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur mbi 50 milimetra reshje.
"Pjesa më e madhe ka rënë në rrafshin e Kosovës apo në Dukagjin, ku sasia maksimale e tyre ka rënë në Junik dhe atë mbi 130 milimetra apo 130 litra për m2 që është jashtëzakonisht shumë sepse kjo sasi e reshjeve natyrisht që është një mesatare mujore për një regjion", deklaroi Kastrati në Klan Kosova.