Protesta masive janë paralajmëruar për ditën e shtunë në Serbi.
Lidhur me këto organizime të studentëve, analisti Shkodran Rexhaj thotë se do të kenë ndikim edhe në Kosovës.
Sipas tij, për shkak të mungesës së lidershipit, si dhe trazirave në Serbi, ndërmjet dy vendeve do të shtyhet procesi i marrëveshjeve, transmeton Klankosova.tv.
“Protestat masive në Serbi, do të ndikojnë në Kosovë në procesin e arritjes së një marrëveshjeje finale. Për këtë periudhë do të shtyhet, sepse mungesa e lidershpit në vendet ku do të bëhet marrëveshja, e shtyjnë vazhdimisht procesi”, tha Rexhaj për “Ora Shtatë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.