Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo u fejua të hënën me Georgina Rodriguez, duke i dhuruar kësaj të fundit unazë afro 30 karatë.
Blick e pyeti ekspertin Lazar Cebbar, pronarin e dyqanit të bizhuterive Elizza në Cyrih, se sa vlen unaza që Cristiano ia dhuroi Georginës.
Ai u përgjigj:"Sipas mendimit tim profesional, unaza e fejesës së Georgina Rodriguez është një diamant mbresëlënës, me prerje ovale, që peshon mbi 20 karat - ndoshta 25 deri në 30 karat - në një platin me cilësi të lartë", tha argjendari.
Ai bëri të ditur se kjo unazë mund të vlejë nga dy deri në pesë milionë franga. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.