Lajmet e fundit
Klauzola e lirimit të asit portugez është 1 miliard euro, por pasi kjo shifër është përtej cdo mundësie, skuadrat që duan ta transferojnë duhet të kenë gati 400 milionë

Secila skuadër që është e interesuar ta transferojë Cristiano Ronaldo në radhët e veta duhet të ketë gati 400 milion euro.
Shifra përfshin peshën e transferimit dhe pagën e tij, pasi raporte të ndryshme thonë se ai është i interesuar të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë verës.
Nuk përjashtohet një kthim tek Manchester United, por interesim të madh për të ka shprehur edhe gjiganti francez Paris Saint-Germain.