Lajmet e fundit

Shuma e transferit që Real Madrid i ka paguar Tottenham-it për Gareth Bale, e kalon shumën prej 100 milionë eurove, sipas Football Leaks, transmeton Klan Kosova.
Një dokument i publikuar nga Football Leaks, i cili po ashtu ka zbuluar detaje të hollësishme rreth transferim të Anthony Martial nga Monaco në Manchester United, thotë se transferi i Bale në Madrid në vitin 2013 klubit spanjoll i ka kushtuar në një total prej 100,759,417 euro.
Madridit i është dhënë mundësia që të paguajë 87,010,350 euro 15 ditë pas nënshkrimit të kontratës, mirëpo mediat spanjolle raportojnë se madrilenët zgjodhën të paguajnë atë shumë për 10 ditë, e pjesën tjetër ta paguajnë deri në 24 korrik të vitit 2016.