Lajmet e fundit

Këtë pyetje mund t’ia keni bërë vetes shumë herë, por me shumë gjasa përgjigjia që i keni dhënë po vetes mund të mos ketë qenë e sinqertë !
Kur një çift të dashuruarish duken të lumtur, njerëzit rreth tyre gjithnjë i shtyjnë të ndërmarrin një tjetër hap në lidhje, të bashkëjetojnë , të fejohen apo të martohen.
Në mungesë të këtyre presioneve, ju vetë çfarë do të mendonit ?
Do të dëshironit më shumë kohë për të njohur partnerin tuaj, apo do të mendonit që nuk ka asgjë më për të pritur ? Shkenca ju thotë të prisni !
Brian Ogolsky, profesor i zhvillimit njerëzor dhe familjar në Universitetin e Illinois ka publikuar së fundmi përfundimet e një studimit prej 4 dekadash.
Në vitet 1980, studiuesit dokumentun marrëdhëniet e 2000 çifteve . Ndonëse prej 3 dekadash gjërat kanë ndryshyar shumë, hulumtuesit gjetën se për dy dekadat e parë, kohe ideale për të njohur partnerin ishte rreth 25 muaj.Ndërkohë me kalimin e viteve ky numër rritej duke kapur shifrën prej 3.6 vitesh, shifër që qëndron dhe në vitin 2016./Living/