Lajmet e fundit

Presidenti i Real Madrid’it, Florentino Perez, është i gatshëm që të paguajë 190 milionë euro për Neymar-in, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Madrid-i është në gjendje që t’i paguajë brazilianit edhe një pagë mujore astronomike e do ta bëjë yll të ekipit, çka do të thotë se Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema do të shiten.
Perez ka nevojë që ta marrë në ekip një emër të madh, në mënyrë që gjatë kësaj vere të mos i zhgënjejë fansat e flaktë të Madrid-it.
Kurse, babai i Neymar-it, i ka mohuar të gjitha thashethemet se djali i tij ka filluar bisedimet me përfaqësues të Real Madrid’it në ceremoninë e Ballon d’Or.
Mediat spanjolle raportuan se ylli Barcelonës, së bashku me babain e tij dhe agjentin Wagner Ribeiro, janë takuar me një numër pjesëtarësh të hierarkisë së Madrisit në Cyrih, para se Lionel Messit t’i ndahej çmimi i pestë Ballon d’Or.
Por babai i Neymar i ka mohuar të gjitha këto spekulime, duke folur për Mundo Deportivo ku tha se: “Takimi me Madridin është një shpikje qesharake”.
“Ne të gjithë ishim në të njëjtin hotel, zyrtarët e lojtarët e Barcelonës e edhe ata të Madrid-it. U përshëndetëm më të gjithë, por takimi është një shpifje”.
Ai gjithashtu i ka mohuar fjalët se Riveiro, apo kushdo tjetër e ka fuqinë që të negociojë për djalin e tij.
“Unë jam i vetmi përfaqësues i Neymar-it dhe i vetmi person që mund të negocioj për të. Unë dhe askush tjetër”.
Është raportuar shpesh se Neymar mund të jetë emri i ri që i shtohet Madridit dhe Manchester United, mirëpo babai i tij beson se ai do të mbetet ende në Barcelonë.
“Kemi kontratë me Barcelonën deri në vitin 2019”, ka theksuar ai. “Neymar është i lumtur këtu dhe është i vullnetshëm që ta vazhdojë kontratën në fund të këtij sezoni”.