Dritëro Agolli pas vetes la shumë vargje, që u rikujtuan nga shumë kush nëpër rrjetet sociale, posa morën lajmin e vdekjes së tij.
Por kjo valë reagimesh me vargje e fjalë të shkrimtarit, nuk po e bind Munish Hysenin, se është dëshmi të jetë lexuar shumë i ndjeri.
Drejtori i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” beson se ky është nderim i momentit ndaj autorëve, madje ka thënë që ka raste që pas vdekjes së shkrimtarëve të shtohet leximi i veprave të tyre, por vetëm për periudha të shkurtra, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, profesori i gjuhës shqipe Rrahman Paqarizi po thotë që nuk ka asgjë të keqe nga këto postime, përderisa e ka hall trajtimin jo të duhur të institucioneve ndaj personaliteteve të tilla, që sipas tij, nuk po nderohen as sa janë gjallë e as kur po vdesin me ndonjë shtatore.
Kronikë nga Enis Reçica
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.