Lajmet e fundit
Çmimi i futbollistëve ka pësuar rritje gati eskponenciale në dekadën e fundit, ndaj është interesante vënia në perspektivë e vlerës së legjendave të futbollit ndër vite

Transferimet e lojtarëve në futboll viteve të fundit kanë përjetuar rritje marramendëse, me pronarët e klubit që po shfaqin gatishmërinë për të shpenzuar miliona euro.
Në dy vitet e fundit janë thyer rekorde në këtë sport, në transferime. Në vitin 2016, Paul Pogba për 105 milionë euro iu bashkua Manchester Unitedit nga Juventus, për të vazhduar me Neymar këtë verë, që PSG për shërbimet e tij i pagoi Barcelonës klauzolën në vlerë prej 222 milionë euro.
Dhe pyetjet që më së shpeshti dëgjojmë sot, është se sa do ta kishin çmimin sot legjendat si Pele, Maradona, Cruyf, Puckas e Platini. “Giffgaff” ka përllogaritur vlerën e këtyre lojtarëve duke e marrë momentin më të mirë në karrierën e tyre, me Pelen që do të linte pas edhe Neymarin, duke u vlerësuar 394 milionë euro.
Me Ferenc Puskás që vjen pas tij, me 290 milionë euro, Johan Cruyff me 271 milionë euro, George Best me 176 milionë euro, Michael Platini 174 milionë, Paolo Maldini 125 milionë euro, Thierry Henry 116 milionë euro dhe Diego Maradona 105 milionë euro.