Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi e ftuar në emisionin "Weekend" në Klan Kosova ka ndarë disa detaje nga pasioni i saj për gatimin.
Ajo ka folur për gatimin, duke theksuar se gjithmonë ka pasur mundësinë të gatuaj vetë, pasi nëna i ka krijuar hapësirë për të shprehur kreativitetin e saj.
“Gjithmonë nëna kur ka gatu më ka dhënë hapësirë që ke marrë edhe unë me punë vet. Njerëzit që marrin vesh në gatim e dinë saktë se çfarë përbërës duhet me përdor, që me dal gatimi i mirë. I gatuaj edhe tradicionalet, por në mënyrën tem”, tha ajo.
Sa i përket eksperiencës së saj në serialin e njohur "Bashkallajk", Ryva tha se është tejet e lumtur që është pjesë e këtij projekti.
“Aty veç jemi pozicionu si aktorë, ekip e këndshme, puna bëhet shumë lezetshëm, personazhet janë fantastik. Jam e gëzuar që jam pjesë. Ftesën e kam marrë dhe nuk kam hezitu”, tha Ryva.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë: /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=-uJnHl6DCfY
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.