Ylli i "Deadpool", Ryan Reynolds, ka folur publikisht për luftën që ka pasur gjatë gjithë jetës me ankthin.
Gjatë një interviste me ET, aktori 44-vjeçar tha se arsyeja për të cilën ai foli ishin fëmijët që ai ka me gruan e tij Blake Lively dhe ndërgjegjësimin e të gjithë prindërve të rinj.
Gjatë intervistës ai tha se ka 3 vajza në shtëpi dhe se është detyrë e tij të krijojë një ambient të qetë ku ato të ndjehen të lira të shprehin veten.
“Shtëpia ku unë u rrita, nuk ishte modeluar për mua. Prindërit e mi ishin neglizhentë ata vijnë nga një brez tjetër“, tha Reynolds.
Kjo qasje prindërore që po ndjek Ryan Reynolds po kthehet në një stil jete pasi edhe shumë prindër të rinj ndajnë të njëjtin mendim.
Sipas aktorit është e zakonshme që gjenerata të kaluara të jenë më të rezervuar në shprehjen e emocioneve. Në disa raste, kjo kulturë mund t’i çojë fëmijët të kenë probleme me ankthin.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.