Lajmet e fundit

“Natyrisht, Kosova është një partner i rëndësishëm, por ju e dini gjithashtu se ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, prandaj ekziston ky ndërlikim. Megjithatë, mendoj se për momentin gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë gjithçka për të siguruar që KFOR-i të jetë sa më i fortë”, deklaroi Rutte në hyrje të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s.Ai nënvizoi se, sipas vlerësimeve të NATO-s, situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Për këtë arsye, NATO ka vendosur që numri i trupave të KFOR-it të rikthehet në nivelet që kishte para vitit 2023. Sipas shefit të Aleancës së Veriatlantike, aktualisht në Kosovë janë të dislokuar rreth 4.700 ushtarë të KFOR-it, ndërsa në varësi të zhvillimeve në terren, prania e misionit pritet të mbetet e konsiderueshme, me rreth 3.000 deri në 3.500 trupa.
“KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në përputhje me mandatin dhe kornizën aktuale ligjore, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, theksoi ai.