Aktori i njohur, Russell Brand, dëshiron t’i kërkojë falje ish-bashkëshortes së tij këngëtares së njohur, Katy Perry.
Një burim i afërt i Brand tha për The Sun, se ai dëshiron t’i kërkojë falje Perryt për mënyrën se si përfundoi martesa e tyre.
“Ai është i etur për të bërë ndryshime në gjithçka”.
“Ai gjithashtu dëshiron të kërkojë falje për mënyrën si përfundoj lidhja e tyre, që e cilëson si gabim i tij si dhe kërkon falje për xhelozinë e tij të tepruar”, ka thënë ky burim për The Sun.
Rusell si duket ka marrë lejen për kërkim falje edhe nga i fejuari i tanishëm i këngëtares, Orlando Bloom.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.