Vladimir Medinsky, negociatori i Vladimir Putinit ka thënë se Rusia i ka ofruar Ukrainës një datë dhe vend për negociata në ditët në vijim.
Rusia po pret një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai, duke konfirmuar një bisedë telefonike me Rustem Umerov, Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Medinsky shtoi më tej në Telegram se delegacioni i Rusisë është gati të takohet personalisht me palën ukrainase në ditët në vijim.
Nuk është ende e qartë se ku do të zhvillohen këto bisedime të propozuara, por më herët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Stambolli mund të jetë një vend për raundin tjetër të negociatave.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.