Lajmet e fundit

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy raketa ukrainase janë shkatërruar mbi Detin e Zi.
"Raketat e drejtuara nga avioni u lëshuan drejt objektivave në territorin rus. Sistemet e mbrojtjes ajrore janë përdorur për të shkatërruar armët", thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Ukraina ka kryer në muajt e fundit një seri sulmesh me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake ruse në Detin e Zi, duke fundosur të paktën një anije detare dhe duke dëmtuar disa të tjera.