Të paktën nëntë persona janë vrarë në një sulm masiv rus në Kiev gjatë natës, i cili gjithashtu plagosi 70 persona, përfshirë gjashtë fëmijë.
Sulmi erdhi disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trum[p, kritikoi të mërkurën homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë për pengimin e marrëveshjes së paqes dhe duke pretenduar se ai ka qenë "më i vështirë" për t'u marrë sesa Rusia, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se Rusia është gati... Mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë”, u tha Trump gazetarëve. “Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelenskyn, mendova se mund të ishte më e lehtë të merreshim me Zelenskyn, por deri më tani ka qenë më e vështirë.”
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.