Lajmet e fundit

Ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, ministria e Jashtme shqiptare ka shpërndarë me anë të një postimi në Twitter dënimin e saj për vendimin e Kremlinit.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara”, shkruhet aty.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë vijon duke thënë se “çdo aneksim të një territori të një shteti nga një shtet tjetër si rezultat i kërcënimeve dhe përdorimit të forcës përbën një shkelje të principeve të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”. /a2news