Rusia ka raportuar raste të reja me nënvariantin e Deltës për të cilin besohet se është shumë më shpejt përhapet, të enjten deklaroi kështu studiuesi i lartë i mbikëqyrësit shtetëror të konsumatorëve.
Studiuesi Kamil Khafizov ka deklaruar se nënvarianti AY.4.2 ka gjasa të përhapet për 10 përqind më shpejtë se sa varianti origjinal i Deltës, i cili ka shkaktuar një numër të madh të të infektuarve dhe të vdekurve.
Megjithatë, ai tha se ky nënvariant ka gjasa të jetë një proces i ngadaltë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Vaksinat janë mjaft efektive kundër këtij versioni të virusit, i cili nuk është aq i diferent sa të ndryshojë në mënyrë dramatike aftësinë për t'u lidhur me antitrupat", tha Khafizov.
AY.4.2 është shfaqur edhe në Britani të Madhe ku gjashtë përqind e rasteve të reja me COVID-19 që janë shënuar nga 27 shtatori janë me këtë nënvirus, thuhet në një raport të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar të publikuar më 15 tetor.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.