Lajmet e fundit

Iriqtë kanë filluar të shfaqen rrugëve të Moskës ndërkaq njerëzit janë paralajmëruar që të qëndrojnë sa më larg tyre për shkak se iriqët janë prekur nga tërbimi.
Dy iriqë të infektuar me këtë sëmundje janë gjetur në periferi të Dmitrovsky dhe Solnechnogorsky të Moskës, raporton Life.ru, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq duke iu referuar kësaj çështjeje, inspektori i kafshëve Alexander Motoshin, tha se është shumë e vështirë që të parashikohet se sa iriqë të tjerë të infektuar me tërbim do të gjenden.