Lajmet e fundit

Rusia pretendon se ia ka vrarë Ukrainës 215 mijë ushtarë gjatë vitit 2023.
Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes i Rusisë e ka thënë këtë, duke shtuar se Moska ka shkatërruar edhe 28 mijë armë.
“Grupet ruse të ushtrisë metodikisht janë duke reduktuar luftimet potenciale me forcat ukrainase”, ka thënë Shoigu, raporton The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv
Ai ka shtuar se ushtarët rusë ruajnë iniciativën strategjike përgjatë gjithë vijës së luftës.
Ukraina nuk e ka publikuar numrin e ushtarëve të saj që kanë vdekur ose janë lënduar në luftën kundër Rusisë.