Lajmet e fundit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një fshati ukrainas.
Bëhet fjalë për fshatin Zavitne, i cili është në rajonin e Donetskut, e që ka qenë objektivi i një sulmi të vazhdueshëm rus, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ky fshat ndodhet rreth 30 kilometra në lindje të qytetit të Pokrovsk, në rajonin e Donbasit, ku banorët janë evakuuar javëve të fundit.