Lajmet e fundit

Rusia ka pretenduar se forcat e saj kanë marrë kontrollin e fshatit Tabaivka në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.
Ndërkaq, Ukraina e ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Volodymyr Fityo, kreu i komunikimeve për forcat tokësore të Ukrainës tha se kjo korrespondon me realitetin.
"Kjo nuk korrespondon me realitetin. Ka beteja që zhvillohen pranë këtij lokaliteti", është shprehur ai.