Lajmet e fundit

Rusia ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra nëse Ukraina përdor raketat amerikane për të sulmuar territorin rus.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se një veprim i tillë do të përshkallëzonte ndjeshëm konfliktin, duke shtuar se përgjigjja ruse do të ishte "e prekshme dhe e qartë".
Ky paralajmërim vjen në mes të tensioneve të larta pas furnizimit të Ukrainës me sisteme ushtarake të avancuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Moska ka kritikuar vazhdimisht përrfshirjen e Perëndimit në luftë, duke e quajtur atë një akt që provokon konflikte të mëtejshme dhe rrezikon stabilitetin global.