Rusia ka nisur ‘hakmarrjen’ ndaj Ukrainës për sulmin që kjo e fundit ia bëri ditë më parë thellë në brendësi të shtetit, ku me dronë shkatërroi një flotë të avionëve luftarakë.
Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe dhe 21 të tjerë janë plagosur pasi Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkivin.
Sipas kryetarit të Kharkivit, Ihor Terekhov, gjatë natës Rusia ka lansuar 48 dronë, katër bomba fluturuese dhe dy raketa.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se ukrainasit i dhanë presidentit rus Vladimir Putin "një arsye për të hyrë dhe për t’i bombarduar tmerrësisht gjatë natës së kaluar".
Rreth 18 ndërtesa apartamentesh dhe 13 shtëpi të tjera në Kharkiv u goditën gjatë natës në sulmin e së premtes, tha kryetari i qytetit, ku një foshnjë dhe një vajzë 14 vjeçe ishin mes të plagosurve.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.