Lajmet e fundit

Rusia ka mbyllur një panel ekspertësh të OKB-së që kanë monitoruar për vite me radhë sanksionet kundër Koresë së Veriut.
Paneli javën e kaluar tha se po hetonte raportet se Rusia ka shkelur rregullat duke blerë armë të Koresë së Veriut si raketa balistike për përdorim në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Phenianit që nga viti 2006 për programin e tij të armëve bërthamore.
Këto kufizime janë ende në fuqi - por grupi i ekspertëve i krijuar për të monitoruar shkeljet tani do të shpërbëhet.
Në një votim të Këshillit të Sigurimit të enjten, Rusia përdori të drejtën e vetos si një anëtare e përhershme për të bllokuar rinovimin, ndërsa 13 nga 14 shtetet e tjera anëtare të pranishme votuan për të. Kina, aleati më i ngushtë i Phenianit, abstenoi.