Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar se pati sulme nga Ukraina në aeroportet e pesë rajoneve më herët sot.
Në Telegram, ministria shkruan se Ukraina kreu atë që e quajti një "sulm terrorist" në rajonet e Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur.
Ministria thotë se të gjitha sulmet u "zmbrapsën".
Ajo thotë: "Si rezultat i lëshimit të dronëve FPV nga territori i vendosur në afërsi të aeroporteve, disa pjesë të pajisjeve të aviacionit u përfshinë nga flakët."
Ministria shtoi se zjarret janë shuar. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.