Lajmet e fundit

Presidenti rus Vladimir Putin, pranoi se shteti i tij duhet të rrisë përdorimin e monedhave joperëndimore.
Ai kështu u shpreh teksa iu drejtua Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, në Shën Petersburg.
Njeriu i cili mbi supe ka udhëheqjen e Rusisë, tha gjithashtu se vendi i tij duhet të zvogëlojë importet ndërsa bëri thirrje për një zgjerim të madh të tregjeve financiare vendase.
Putini u tha delegatëve se tregtia me Azinë po rritet, dhe se pothuajse dy të pestat e tregtisë së jashtme ruse tani janë në rubla, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Pjesa e kryer në dollarë amerikanë, euro dhe monedha të tjera perëndimore ka rënë, tha ai.