Lajmet e fundit

Një ish-punonjës rus i konsullatës amerikane në qytetin Vladivostok të Rusisë, është dënuar me katër vjet e dhjetë muaj burg për "bashkëpunim të fshehtë me një shtet të huaj".
Robert Shonov punoi për më shumë se 25 vjet për konsullatën amerikane deri në vitin 2021, kur Moska vendosi kufizime për stafin vendas që punonte për misionet e huaja, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, ai punoi si një kontraktor privat duke përpiluar llogaritë e shtypit nga mediat ruse të aksesueshme publikisht, sipas departamentit të shtetit të ShBA-së.
Ai u arrestua në vitin 2023 me dyshimin se i kishte kaluar Shteteve të Bashkuara informacione sekrete për luftën e Rusisë në Ukrainë në këmbim të parave.