Lajmet e fundit

Shërbimi rus i sigurisë - FSB, ka arrestuar një shtetas të dyfishtë amerikano-rus me akuzën e tradhtisë për mbledhjen e fondeve për organizatat ukrainase dhe mbështetjen e hapur të Kievit.
FSB-ja tha të martën se një 33-vjeçar banor i Los Anxhelosit u arrestua në qytetin rus të Yekaterinburgut për "dhënien e ndihmës financiare për një shtet të huaj në aktivitete të drejtuara kundër sigurisë së vendit tonë".
Fondet e mbledhura u përdorën për "blerjen e mjekësisë taktike, pajisjeve, armëve dhe municioneve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës", tha FSB, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
FSB-ja tha se shtetasi amerikan mori pjesë në veprime publike që mbështesin atë që e quajti "regjimin e Kievit".
“Vazhdojnë veprimet e kërkimit operativ dhe veprimet hetimore. Për të akuzuarit gjykata ka vendosur masën parandaluese në formë të paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Deklarata nuk specifikoi veprimet e saj të supozuara në mbështetje të Kievit.