Lajmet e fundit

Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ka quajtur ''regjim kriminal'', qeverisjen e Kosovës në krye me Albin Kurtin, për mënyrën siç pretendon ajo të trajtimit të serbëve.
''Gjendja e serbëve të Kosovës fjalë për fjalë po përkeqësohet dita-ditës. Shkeljet e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë bërë një rutinë e zymtë. Niveli i tensionit ndëretnik po rritet me shpejtësi''.
Ky reagim i saj erdhi në një diskutim me gazetarë, kur u pyet mbi zhvillimet në Kosovë, pas vendimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, transmeton klankosova.tv.
''Pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb, duke i hequr kështu popullatës vendase joshqiptare mundësinë e marrjes së pensioneve, përfitimeve dhe pagesave të tjera, “autoritetet” rajonale filluan një fazë të re të likuidimit të strukturave administrative dhe tregtare përtej kufijtë e saj, duke përfshirë rrjetin e degëve të Postës Serbe. Bëhen kontrolle të paligjshme, konfiskohen dokumente dhe para të gatshme, ndalohen punonjësit dhe krijohen çështje penale''.
''Regjimi kriminal i “kryeministrit” Albin Kurti më në fund ka kaluar në fazën aktive të spastrimit etnik antiserb – dëbimit të serbëve nga trojet e tyre stërgjyshore. Në këtë mënyrë, Prishtina shpreson të çlirohet nga nevoja për t'i përmbushur obligimet e saj, para së gjithash, për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës''.
''Duke inkurajuar Albin Kurtin dhe terrorin që ai shpalosi, Perëndimi përpiqet të ndëshkojë Beogradin për vendosmërinë e tij në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe të drejtën për të ndjekur një kurs të pavarur, për vendosmërinë e tij për të mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian. Orbita e Atlantikut, duan t'i detyrojnë serbët të sakrifikojnë interesat e tyre themelore, duke përfshirë mbrojtjen e bashkëfshatarëve të tyre''.
''Këtë e shohim jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje-Hercegovinën fqinje, të cilën qendrat e fuqisë perëndimore po përpiqen ta rimodelojnë sipas një modeli unitar dhe ta vënë nën kontrollin e tyre''.