Policia ruse ka raportuar se ka marrë një ankesë formale nga një grua, e cila thotë se është përdhunuar nga një Pokemon.
Ajo u ka thënë zyrtarëve policorë se është sulmuar seksualisht nga një Pokemon gjigand në apartamentin e saj në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë.
Gruaja e martuar, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ka thënë se ka luajtur lojën e famshme Pokemon Go para se të flinte.
Rusja ka deklaruar se kur është zgjuar nga gjumi, e ka parë një Pokemon gjigand mbi trupin e saj dhe ka thënë se ai po e përdhunonte, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se Pokemoni është zhdukur kur ajo ka ikur nga shtrati, por ka thënë se aplikacioni i saj Pokemon Go, ende mund ta detektonte prezencën e këtij karakteri virtual në shtratin e saj.
Ankuesja ka thënë se e ka zgjuar burrin e saj dhe i ka treguar se çfarë ka ndodhur, mirëpo ai i ka thënë policisë se nuk i kishte besuar aspak dhe i ka kërkuar që të vizitohet te psikiatri.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.