Lajmet e fundit

Qindra entuziastë rusë të biçikletës kanë marrë pjesë në paradën e organizuar në qendër të Moskës.
Ata nuk arritën t’i ndalin as temperaturat nën -25 gradë Celcius.
“Nuk e ndjej të ftohtit, së pari sepse është sport dhe së dyti ndjenja e kalimit bashkë me njerëz të tjerë, ky unitet, mund të jetë arsye që të ngrohë”, ka thënë njëri prej biçiklistëve.
“Është mot shumë i mirë. Nuk ka mot të keq, ka rroba të këqija. Dorëza të ngrohta, kapelën e ngrohtë dhe dorëza të ngrohta – çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë tjetri pjesëmarrës.
Për pardon që u mbajt në Moske ka qenë paralajmëruar që të marrin pjesë rreth pesë mijë veta, shkruan Road.cc, transmeton Klan Kosova.