Një aeroplan ushtarak rumun solli të martën gjashtë pacientë me COVID-19 në Gjermani për trajtim.
Avioni u ul në aeroportin e Hamburgut dhe pacientët, të cilët janë të sëmurë rëndë, u transportuan në disa spitale gjermane në qytetet Hamburg, Kiel dhe Lübeck, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Në ditët në vijim priten më shumë avionë që të sjellin pacientë rumunë me COVID-19 në Gjermani.
Rumania aktualisht është veçanërisht e goditur nga pandemia, mes një sistemi shëndetësor të mbingarkuar.
Për shkak të ashpërsisë së situatës, Komisioni i BE-së së fundi dërgoi mjekë dhe pajisje mjekësore në vend.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.